Sunday, February 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMartini: Më vjen keq që pësuam gol. Shikimi i VAR-it në fund...

Martini: Më vjen keq që pësuam gol. Shikimi i VAR-it në fund u duk si dy orë

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka theksuar se fitorja ndaj Elbasanit ishte e merituar, edhe pse erdhi në mënyrë dramatike me një gol në shtesë nga Dodaj

“Përgëzoj djemtë se sot ishte një ndeshje që duhej marrë fitorja. Shënuam, kishim mundësi të shënonim më shumë, toleruam, u ulëm më poshtë se duhet. Elbasani të them të drjetën bëri ndeshje të mirë, na vuri në vështirësi. Kishim mundësi por nuk arritëm ta mbyllnim, nuk arritëm e pastaj u vumë në siklet të madh. Pas barazimit shkuam para, ndoshta duke rrezikuar, fati ishte me ne në minutat e fundit. Përgëzoj djemtë për atë që treguan në fushë dhe mbi të gjitha për karakterin e tyre.

Kisha përgatitur gjithë javën që të luaja me dy sulmues, doja që të mblidhja mbrojtjen e Elbasanit dhe të dilja me Kastratin e Jagon në krahë. Në pjesën e parë funksionoi shumë mirë, po ta shihni Kastrati doli mbi 10 herë djathtas. Shënuam, luajtëm. Kisha informacione për Lulajn, por jo Azemoviç. Por e kisha përgatitur gjithë javën të luanim kështu, bënë mirë Balaj e Bismark, por edhe gjithë ekipi. Gjithsesi, ishte ndeshje e vështirë.

Pas futjes së Çelikoviç mendova se do isha shumë herë më i fortë në mbrojtje, një moment që rrëshqet topi nga futbollisti ynë, një mosmbyllkje dhe të vjen keq. Të dhemb se nuk e mendoja se do haja gol në ato minuta, por ky është futbolli, lojë gabimesh, pjesë e të cilëve jemi edhe ne.

Ne e kemi filluar kampionatin, me një objektiv të tillë. Ndonëse nën lëkurën e secilit prej nesh del ajo fjalë, nuk dua t’i fus në stres. Kampionati është i gjatë, pastaj play-off, nuk dihet në çfarë gjendje të zë. Duhet punuar me kokën ulur, titulli është ëndrra e jona, ëndërr 25-vjeçare. Por për ta arritur duhet të jemi shumë të përulur, të stërvitemi mirë dhe të shohim ndeshje pas ndeshje.

Rotacionin në sulm e kam menduar, pjese e këtij mendimi është edhe kartoni i katërt i verdhë sot. Bekimi nuk është vetëm futbollist, por edhe trajner në fushë. Është lider, edhe nëse nuk është në ditën më të mirë, mjafton mënyra si impenjohet e i jep zemër ekipit e bëhet i domosdoshëm. Nuk do luajë një javë, vetëm do stërvitet, ka raste kur i bën Zoti me orë të vet edhe këto kartonët e dëmtimet.

Ato momentet e VAR-it në fund ku po kontrollohej goli i dytë, më janë dukur dy orë. Unë dua ta ndaj fitoren me të gjithë ata që e kanë parë mes televizorit e ishin në siklet njëlloj si ne. Janë të rëndësishme te pikët, nuk më vjen mirë që pësuam gol. Por komplimente djemve, kanë dhënë gjithçka në fushë e meritojnë gjithçka”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments