Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMartini pas fitores me Partizanin: Përgëzime Kërnajës! Bajrami? Nuk kam filluar akoma...

Martini pas fitores me Partizanin: Përgëzime Kërnajës! Bajrami? Nuk kam filluar akoma doktor…

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka qenë i lumtur për fitoren e ekipit të tij ndaj Partizanit, duke theksuar se ekipi kishte interpretuar gjithçka siç ishte përgatitur.

“Dua t’i bëj komplimente Partizanit e Kërnajës, ishalla ecin e kapin katërshen, me gjithë shpirt. Ishte  ndeshje e fortë, e vështirë, e dinim që duhej vuajtur, e dinim që duhet të ishim të disiplinuar gjatë gjithë ndeshjes. Edhe pse u zumë me raste në kundërsulm, i kishim marrë masat mirë. Por e thashë që në këto momente shumë të rëndësishme janë pikët, jo loja.

Po ta shihnit, kalova Gurishtën djathtas. Kisha qejf të mbaja në ekuilibër lojën e të mos rrezikoja. E di që kemi pjekuri më tepër, nuk doja të isha në aventurë në pjesën e parë, doja të isha në ekuilibër. Nëse herët e tjera kam sulmuar me krahët shumë, sot futa Gurishtën të ishim në ekuilibër. Në pjesën e dytë kemi nxjerrë nga loja mbrojtësin Pusi e futëm Qaton, Dodajn, Bismarkun, të gjithë ofensivë për të fituar ndeshjen. Ishte ndeshje e përgatitur, edhe me zëvendësimin e Bekimit ishte përgatitur se e dinim që kemi ndeshje të mërkurën shumë shpejt e duhet të ruajmë energji, siç kishim përgatitur gjatë javës, na doli edhe sot. Ishte me frena në pjesën e parë, kisha kërkuar që të rrinim, mos dilnim para, doja të ishim në ekuilibër.

Ne e kishim llogaritur që edhe Çelikoviç e Gurishta të mos bënim shumë në fazën sulmuese. Ata minuta që dolën, Krymi ka qenë pothuajse i dëmtuar, në 15 minutat e fundit ai kërkoi ndërrim dhe e mbajta që të mos digjja ndërrim. Na vunë në vështirësi, por po të na vini re, edhe nëse ishim në vonesë, kishim superioritet numerik. Por duhet të përgëzoj Leonin që bëri dy pritje tek për tek, ishin raste flagrante. Gjithsesi ndeshje e interpretuar mirë, bravo u qoftë. Tregon pjekuri.

Dëmtimi i Bajramit? Unë nuk kam filluar punën doktor akoma. Kur të filloj punë do të kthej përgjigje se çfarë dëmtimi ka apo jo. Nuk kam pyetur”, tha ndër të tjera Martini për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments