Partizani pret ditën e nesërme në orën 16:00 Vllazninë për zhvilluar ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.DNDM

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i të kuqve zbulon që ata kanë vendosur të shlyejnë financiarisht gjysmën e mbetur të dënimit, për ti dhënë mundësi tifozerisë së kuqe të jetë prezente në stadium.

Rikujtojmë që ndeshja e parë u mbyll në favor të kuqebluve me rezultatin 3-1.

Ne kete ndeshje sigurisht qe do te jene te pranishem edhe tifozet e Vllaznise per te mbeshtetur skuadren e tyre qe sigurisht ka avantazhin e ndeshjes se pare dhe eshte me prane kualifikimit per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.