Renato Malota nuk është më pjesë e Laçit. Pas tre sezoneve me kurbinasit, 33 vjeçari nga Lezha ka konfirmuar largimin në kanalet e komunikimit. Pas fundit të aventurës në Europë me Laçin, Malota është larguar nga bardhezinjtë mes falenderimesh.

Mbrojtësi pritet të kalojë te Egnatia po në Superligë, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Besëlidhjes, Dinamos, Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë.

”Përshëndetje. Nga sot nuk jam më pjesë e Laçit pasi marrëveshja ime ka qenë të luaja në Kupat e Europës, pasi kontrata më kishte mbaruar në fundin e majit.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua edhe për Laçin pasi dy sezonet e shkuara luftuam për titullin kampion. Falenderoj tifozët dhe presidentin për korrektësinë. Në ditët në vijim do ju prezantoj me ekipin tim të ri”, shkruan Malota.