Egnatia vijon prej disa ditësh fazën përgatitore në Ohër. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër test miqësor për të parë gjendjen e skuadrës. Egnatia është përballur me skuadrën maqëdonase KF Voska sport me ndeshjen që u zhvillua në Ohër.

Takimi u mbyll në barazimi 1-1, ndërsa golin e vetëm për skuadrën rrogozhinase e shënoi Ndriçim Shtubina. Ish-lojtari Vllaznisë tregon se është në një formë mjaft të mirë dhe këtë vit në Kategorinë e Parë pritet të bëjë diferencën duke parë eskperiencën e tij të madhe në Superligë.

Ne te tre ndeshjet miqesore qe Egnatia ka zhvilluar ditet e fundit, ai ka qene autor golash e kjo tregon se 33 vjeçari po gezon nje forme shume te mire sportive.

Drejtuesit e Egnatias duken shume te lumtur qe e kane ne rradhet e tyre dhe besojne shume tek eksperienca por edhe tek forma qe po kalon Ndriçim Shtubina.
www.shkodrasport.com