Real Madrid ka një kontingjent të pasur lojtarësh në përbërje. Disa prej tyre duhet të largohen për t’i sjellë klubit të ardhura që mund të përdoren për ndonjë investim tjetër në merkato.

Marca zbulon dy emrat të cilëve Carlo Ancelotti ua ka bërë të qartë që nuk bëjnë pjesë në planet e tij për të ardhmen. Ata janë Alvaro Odriozola (26 vjeç) dhe Mariano Diaz (28 vjeç).

I pari mbylli sezonin e fundit i huazuar te Fiorentina, ndërkohë që sulmuesi nga Republika Dominikane ka përfituar fare pak minuta aktivizim në sezonin e fundit në një repart të mbipopulluar.

Problemi i madh në lidhje me Mariano Diaz është paga sezonale e lartë (4.5 milionë euro në sezon), por merkato është e gjatë dhe te Reali po presin oferta në lidhje me dy lojtarët e padëshiruar nga trajneri italian.