Po fillojnë të qarkullojnë zëra se Lukaku dëshiron një rikthim te zikaltërit në Milano.

Problemet e shumta të Chelseat nga sanksionet e vendosura drejt Abramovich, kanë bllokuar shumë gjëra.

Mediat britanike kanë konfirmuar se Lukaku është i gatshëm të rikthehet te Inter duke ulur dhe pagën e tij, sigurisht kjo do të ndodhë vetëm në formën e huazimit. Belgu ka një pagë të lartë dhe Chelsea nuk do të ndjehej komod për të paguar pasi një pjesë e mirë e llogarive janë bllokuar.

Sipas ekspertëve të “Sisal”, që Lukaku të rikthehet tek Interi në merkaton e verës vlerësohet me kuotën 2.75, një rënide e ndjeshme e krahasuar me atë të para një jave e cila ishte 6.00.