Kishte sinjale se neser do te rikthehej me skuadren serish por jo. Liridon Latifi nuk do te jete pjese e Vllaznise as ne sfiden e kthimit te turit çerekfinal te KUpes se Shqiperise ndaj Partizanit.

Lajmin e ka dhene per mediat zevendestrajneri i ekipit shkodran Vioresin Sinani. Gjate konferences se sotme per shtyp, ai eshte pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete lojtar dhe pergjigja e tij ka qene e tille:

“Sipas informacioneve qe kam une, Latifi nuk do te jete me skuadren as diten e neserme. Ky eshte vendimi qe ka marre klubi dhe si rrjedhoje kaq mund te them”.

Ne kete menyre, per te dyten ndeshje me rradhe sulmuesi anesor nga Prishtina nuk do te jete pjese e skuadres si rrjedhoje e pezullimit te dhene nga klubi per shkak te veprimit te tij ne ndeshjen e kampionatit ndaj Teutes kur ka refuzuar te futet ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/