Pavaresisht deshires dhe perpjekjeve per te fituar dhe per t’u kualifikuar, Beselidhja nuk ia doli te shkonte ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise sepse eshte mundur me rezultatin e paster 3-0 nga Elbasani.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Beselidhja” dhe eshte dominuar nga futbollistet e drejtuar nga trajneri Nevil Dede. Ata shënuan golin e pare me ane te Rami në minutën e 41-të dhe me pas ka qene Clement në të 43 minutë qe ka dyfishuar shifrat.

Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur me rezultatin 2-0. Në fundin e lojës ishte Leo Melo që shënoi golin e tretë dhe te fundit te ndeshjes dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur ashtu si duhet, me Elbasanin qe shkon ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Ne ndeshjen tjeter, në stadiumin e Vlorës Flamurtari vendas fitoi 2-0 me AF Luftëtarin. Golat për djemtë e Emiljano Çelës u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Fabjan Beqja që kaloi në epërsi të tijtë në minutën e 64, teksa në fundin e ndeshjes, në të 90+2 minutë ishte Di Estefano që shënoi golin e dytë, me vlonjatët që kalojnë më tej.


Kupa e Shqipërisë – turi 1/32:

Flamurtari 2-0 AF Luftëtari (Beqja 64′, Di Estefano 90+2′)

Besëlidhja 0-3 AF Elbasani (Rami 41′, Klement 43′, Melo 83′)