Fabio Capello kujtoi për Partidazo Cope kohën e tij të dytë te Real Madridi, e cila ishte në sezonin 2006/07 dhe zgjati vetëm një sezon, si ai dhjetë vjet më parë, megjithëse në të dyja herët i solli Mbretërve titujt e shumëpritur spanjoll.
Reklama

Capello i rreptë dhe futbolli i tij pragmatik nuk mund të qëndronin gjatë në një dhomë zhveshjeje plot me galaktikë dhe një klub nga i cili të gjithë kërkojnë një paraqitje spektakolare.

I njohur për përplasjet me yjet e mëdhenj, ai foli për zënkat në një klub plot me super yje, ndërsa nuk ka hezituar t’i zbuloj disa nga to.

“Antonio Cassano kërkonte patate të skuqura para çdo ndeshjeje. Pra, krejtësisht e papranueshme”, ka thënë fillimisht Capello.

“Sa hante Ronaldo! Vendosa ta ‘shlyeja’ sepse ishte i shëndoshë dhe vazhdimisht festonte dhe ftonte shokët e tij në festa”.

“Ai peshonte deri në 94 kilogramë. Pas pak tha se ia doli. U peshua dhe peshonte 92.5 kilogramë”.

“Një ditë më erdhi Ruud van Nistelrooy dhe më tha se dhoma e zhveshjes mbante erë alkooli, kishte të drejtë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/