Largimi i Mirel Joses nga pankina e Vllaznise eshte kthyer ne çeshtjen e dites ne te gjitha mediat dhe studiot televizive. Ka patur shume njerez qe nuk kane qene shume te bindur me faktin qe Miloti e Sinani, dy nga njerezit me te afert te Joses, tani do te jene ata qe do ta drejtojne skuadren.

Por disi ndryshe mendon Gerti Haxhiu. Ne studion e “Rubrika Sportive” ne RTSH, ai ka dhene mendimin e tij per kete çeshtje dhe padyshim qe eshte nje mendim shume interesant dhe per t’u respektuar.

“Gjeja e pare qe duhet te bejne Miloti dhe Sinani eshte te sheshojne disa gjera qe nuk kane shkuar ashtu si duhet se fundi ne skuader. Duke filluar nga çeshtja “Latifi” apo dhe “Vulaj” qe sipas informacioneve te cilat une kam eshte nder lojtaret me te paguar te skuadres.

Ai ka shume muaj qe nuk luan, luajti vetem pak minuta ne kupe ne ndeshjen e fundit kur mundesite i ka te jape me shume. Po ashtu me Latifin duhet gjetur gjuha e perbashket per ta rikthyer.

Jam i mendimit se si Miloti ashtu edhe Sinani, ndonese kane qene e afert e stafit te Joses, ata kane patur mendimet dhe idete e tyre per shume gjera ne skuader, per sistem tjeter loje, per lojtare te tjere ne formacion. Sepse nese nuk ndryshojne menyren e te luajturit dhe disa gjera ne formacion, atehere kot qe u be ndryshimi i trajnerit”- eshte shprehur Gerti Haxhiu./SHKODRA-SPORT.COM/