HomeKRYESOREMateus: Trishtuese të shohësh Maradonën si sillet në tribunë

Mateus: Trishtuese të shohësh Maradonën si sillet në tribunë

Lotar Mateus ish-lojtari i Gjermansë ka kritika për të gjithë. Pas lojtarëve të cilat takuan presidentin turk Erdogan ai filloi kritikat me të gjithë kombëtaren gjermane për mënyrën e lojës ne Botëror.

Por duket se do ta përfundojë me Maradonën dhe Nejmar. Ai u shpreh për Maradonën se:

“Për atë që Maradona ka bërë në karrierën e tij si futbollist, i ka dhënë fisnikëri futbollit.

Kurse tani, ta shohësh si sillet në tribuna, është shumë trishtuese”. Ndërsa për Nejmar kritikat e tij ishin:

“Nuk është e nevojshme që Nejmari të provokojë kundërshtarin, të kërkojë faulle dhe të rrotullohet pesë apo gjashtë herë pas çdo rrëzimi në fushë. Duhet të heqë dorë nga këto budallallëqe.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments