Gezim Sinemati ka kritikuar fenomenin “Big Brother” që duket se e ka hutuar paksa Vllazninë. Ekipi shkodran ka marrë rezultate të dobëta së fundmi dhe Sinemati mendon se një nga arsyet është programi më i ndjekur në Shqipëri.

Nje deklarate te tille ai e ka bere mbreme ne emisionin “Procesi Sport” ku ai eshte i ftuar çdo jave ne rolin e opinionistit dhe mbreme sigurisht qe eshte ndalur edhe tek Vllaznia dhe humbja e saj e fundit 0-4 ndaj Egnatias brenda ne Shkoder.

“Më kujtohet ai lojtari i Vllaznisë që erdhi këtu, Gurishta, tha se ndiqnin rregullisht Big Brotherin. Si mo e ndjek rregullist Big Brotherin? Ti duhet të ndjekësh rregullisht Vllazninë që njëherë është dhe njëherë nuk është.

Luizi është në vend të parë, në rregull është, shikoni Vllazninë. Gurishta duhet të shohi veten e tij dhe të shoh kundërshtarin, të mos merret me Big Brotherin”, tha Sinemati.