Shume miliona te hedhura prej vitesh tek klubi i futbollit “Terbuni” dhe ne fund asnje efekt. Perkundrazi, skuadra- simbol e Pukes dhe e pukjaneve eshte perjashtuar nga kampionati i kategorise se pare dhe sezonin e ardhshem do te luaje ne te dyten.

Shumekush ne Puke fajeson kryetarin aktual te Bashkise, Gjon Gjonaj, per gjithçka ka ndodhur, por nga ana tjeter rivali i tij, kandidati i koalicionit “Bashke fitojme”, Rrok Dodaj ne platformen e tij per sportin, ka investimin edhe ne sportet e tjera.

“Gjatë këtyre viteve sporti në Pukë është përqëndruar tek ekipi i Futbollit “Tërbuni“, duke lënë në harresë sportet tradicionale, për të cilat Puka ka një emër dhe reputacion konkurues në kompeticione kombëtare.

Braktisja e këtyre sporteve është dëshmi e qartë e mungesës së vizionit për zhvillimin e këtyre disiplinave si dhe nxjerr në pah një aspekt tjetër të mënyrës se si e shohin në perspektivë qasjen ndaj kësaj fushe drejtuesit dhe menaxhuesit e tyre.

Kemi detyrimin ligjor dhe obligimin moral dhe qytetar për krijimin e politikave të mirëfillta që nxisin zhvillimin e sporteve duke u mbështetur në talentet vendase, duke i promovuar dhe duke u krijuar kushtet e duhura.

Ne do e zhvillojmë sportin, disiplinat e ndryshme do kenë gjithë mbështetjen maksimale, talentet do subvencionohen dhe do stërviten në kushte optimale, infrastruktura sportive do jetë e niveleve bashkëkohore, të gjitha këto janë pjesë e prioritetit dhe vizionit tim për sportin”- shkruhet ne faqen zyrtare te kandidatit Rrok Dodaj./SHKODRA-SPORT.COM/