Ish-kapiteni i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Lotar Mateus, ishte shumë i irrituar pas ceremonisë së “Topit të Artë”. Për “SKY”, analisti gjerman u shpreh se:
Të jem i sinqertë nuk e kuptoj më botën pas kësaj ceremonie. Me gjithë respektin për Lionel Mesin dhe të gjithë lojtarët që ishin nominuar me meritë për arritjet e tyre, askush nuk e meritonte më shumë “Topin e Artë” sesa Robert Levandovski. “France Football” nuk e zhvilloi fare në vitin e kaluar këtë ceremoni duke anashkaluar gjithçka që kishte fituar Leva me Bajernin.
Ai nuk kishte asnjë lojtar që mund ta konkurronte. Por dhe nëse i referohemi 2021- shit, Leva ishte më i mirë se të gjithë. Ai theu rekordin e Gerd Mylerit dhe shkëlqeu me Bajer- nin, ashtu si dhe me kombëtaren polake. Është e vërtetë që Mesi fitoi Kupën e Amerikës, po me Parisin është një zhgënjim i madh.
Benzema bëri gjithashtu një sezon perfekt, por me Realin nuk fitoi asgjë. Sala ishte i magjishëm si gjithmonë, Zhorzhinjo fitoi Europianin me Italinë ashtu dhe Champions-in me Çelsin.
Ronaldo nuk ishte gjithashtu konstant si Leva. Që Robert nuk fitoi, është për mua e pafalshme”, u shpreh Mateus për mediat gjermane pas ceremonisë së zhvilluar në Paris.