Te Bayern Munich ka një çështje të re Neuer. Këtë herë nuk hyn Ter Stegen, por problemet që përfshijnë një koleg tjetër.

Nubel do të transferohet te bavarezët në fundin e sezonit dhe, në teori, herët ose vonë duhet të marrë vendin e numrit një aktual të Bayern-it dhe kombëtares së Gjermanisë.

Problemi është se, siç e ka tthënë edhe ai vetë disa herë, Neuer nuk ka ndërmend të abdikojë. Madje, ai po negocion me klubin rinovimin e radhës. Megjithatë, lojtari dhe klubi nuk po arrijnë të bien dakord për një pikë të rëndësishme: kohëzgjatjen e kontratës.

Portieri kërkon një marrëveshje që të përfundojë në 2025-ën, kur do të jetë 39 vjeç, përveçse një rritje të rrogës. Pretendime që kanë shkaktuar zemërimin e legjendës së bavarezëve, Lothar Matthaus.

“Neuer duhet të mbajë mend në këto momente se mirë njohja dhe vlerësimi nuk mund të jenë të njëanshme. Duhet të jesh i pafytyrë për të kërkuar jë kontratë të tillë në moshën e tij, që asnnjë klub në botë nuk do t’ia ofronte kurrë”.

“Nuk mbaj mend që Bayern të ketë treguar një mirënjohje të tillë dhe të ketë vlerësuar kaq shumë një lojtar siçc ka bërë me Neuer”, ka thënë Matthaus për Sky Sport.