Një pretendent më pak për të marrë shërbimet e Mauro Icardit. Nëse Roma u refuzua nga vetë sulmuesi i Interit, Napoli nuk do të jetë më një opsion për të ardhmen e numrit 9 zikaltër, i cili është nxjerrë në shitje.
Në një intervistë për mediat, vetë presidenti i klubit të kaltër ka theksuar se nuk ka asnjë shans që Napoli të blejë Icardin, ndërkohë De Laurentiis ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me afrimet e mundshme të James Rodriguez nga Reali i Madridit dhe Lozanos nga PSV Eindhoven.
Tashmë për të ardhmen e Mauro Icardit, opsioni i vetëm në Itali mbetet Juventusi. Por problemi me i madh per argjentinasin duket se eshte bashkeshortja e tij, qe eshte njekohesisht edhe menaxherja.
Ajo ka krijuar shpeshhere probleme dhe kjo ka bere qe jo vetem tek Interi ta marrin inat lojtarin por tashme edhe Napoli ka hequr dore nga sherbimet e tij.