Me paraqitjet e tij ne ndeshjet e ketij sezoni ka arritur te fitoje besimin jo vetem te stafit teknik, por edhe te tifozeve shkodrane. Jurgen Mehidri ka ardhur ne Shkoder per te qene portier i dyte, por sa here qe i jepet mundesia arrin te tregoje ashtu si duhet vlerat e tij.
Ai po luan titullar edhe ne ndeshjet e fundit per shkak te nje demtimi ne shpatull te portierit Kristi Qarri dhe si rrjedhoje do te jete ne katerkendeshin e portes shkodrane edhe neser ne ndeshjen e kupes ndaj Erzenit. Vete Mehidri duke folur per mediat ne prag te ketij takimi eshte shprehur:
“Kjo eshte nje sfide shume e rendesishme por ne do te japim maksimumin dhe te kthejme rezultatin e ndeshjes se pare ne Rrogozhine. Ne besojme te dalim me rezultat pozitiv dhe te kualifikohemi per ne turin tjeter te Kupes. Jemi shume mire dhe besojme se do ta kthejme rezultatin”.
Per Jurgenin kjo eshte pervoja e pare ne Shkoder tek Vllaznia per te cilen do te shprehet: “Po e shijoj kete eksperience te Vllaznia dhe shpresoj te ecim e te bejme mire deri ne fund”.
Te plote prononcimin e portierit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: