hqipëria u mposht me rezultatin 4-1 në përballjen e sotme ndaj Francës. Në prononcimin pas ndeshjes, kapiteni i Kombëtares u shpreh:

“Nuk është Franca që ishte atëherë, edhe ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Me topë ata ishin shumë të fortë, kishin cilësi shumë të lartë. Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju, duke ditur me ke kemi luajtur.

Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse mos i kërkojmë të drejtat tona”, u shpreh Mavraj.