Mentor Mazrekaj është i bindur se titulli kampion do të jetë një betejë mes Laçit të tij dhe Partizanit, pjesë e të cilit ka qenë disa vite më parë.

Futbollisti ofensiv i kurbinasve, i ftuar në “Rubrika Sportive”, insistoi se për këtë sezon ishin vetëm këto skuadra në garë dhe ndeshjet direkte do të përcaktonin gjithçka.

“Mendoj se Vllazninë kanë filluar ta marrin seriozisht tani, se më parë e sulmonin. Duke parë pikët i mbrohen, ndaj e ka të vështirë Vllaznia të fitojë këto ndeshje të fundit. Ne shohim ndeshjet tona, pastaj a do t’i marrë Vllaznia apo jo, të shohim.

Partzaini me Kastriotin? Nuk e kam pritur një fitore kaq të lehtë, është një eip që ka shkaktuar shumë probleme, edhe ne na ka marrë pikë. Partizani është ndër më të mirët në këtë moment të sezonit, po i luan ndeshjet mirë. Ka marrë lojtarë shumë të mirë, shpresojmë të jenë në gjendjen që ishin në këtë ndeshje.

Partizani apo Laçi? Tani po luaj te Laçi, po të më pyesësh për dashurinë për dy ekipet, do të anoja andej për vitet që kam kaluar. Por për titull jam te Laçi, këtu paguhem.

Si janë shanset e skuadrave për titullin? Laçi-Partizani 50-50. Varet nga ndeshja që do luajnë me njëri-tjetrin, Unë këto dyja shoh. Jemi dy skuadra për momentin”, tha Mazrekaj. /vipsport/