HomeKRYESOREMbappe dhe Neymar e injorojnë, Icardi hakmerret

Mbappe dhe Neymar e injorojnë, Icardi hakmerret

Fillimi ka qenë i shkëlqyer. Gola, buzëqeshje dhe zëra për blerjen përfundimtare nga ana e Paris Saint-Germain. Për gëzimin e tifozëve parisienë, por edhe për  ata të Inter-it, akoma të zemëruar për çështjet e 2019-ës.

Problemi është se diçka ka shkuar keq në një moment. Dhe marrëdhënia idilike mes Mauro Icardi-t dhe PSG-së është venitur.

Arsyet kanë qenë të shumta: fërkimet me trajnerin Tuchel, zërat për një interesim të Juventus-it, festa e organizuar me Cavani-n dhe Di Maria-n vetëm dy ditë pas humbjes së pësuar në Champions League kundër Dortmund-it, që ka shkaktuar zemërimin e Leonardo-s.

Megjithatë, sipas L’Equipe, arsyeja kryesore është marrëdhënia e keqe me disa shokë të skuadrës. Neymar dhe Mbappe, mbi të gjithë. E përditshmja franceze ka shkruar se Icardi është i bezdisur nga fakti se dy yjet e tjerë të ekipi nuk i japin shumë topa, por kombinojnë vetëm me njëri-tjetrin në fushë. Maurito ndihet i injoruar nga të dy dhe duket se është hakmarrë.

Gjithmonë sipas L’Equipe, Icardi ka vendosur të pakësojë për inat ndihmën  tij në fazën mbrojtëse për të ndihmuar shokët e skuadrës në presingun sulmues. Kulmi është arritur në ndeshjen kundër Saint-Etienne, në të cilën Icardi nuk ka marrë asnjë top nga Neymar dhe Mbappe, të cilët kanë këmbyer më shumë 30 pasime mes tyre.

Një marrëdhënie aspak e lehtë, domethënë, që vë në rrezik serioz qëndrimin e argjentinasit në Paris.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments