Kylian Mbappe ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, edhe pse nuk ka dëshirë ende ta zbulojë.

Ai është shprehur se do të flasë para grumbullimet me kombëtaren e Francës.

Gazetari Alessandro Alciato shkon edhe më tej, duke zbuluar se Real Madrid do ta zyrtarizojë Kylian Mbappe para finales së Champions League.

Një mënyrë edhe për të karikuar skuadrën e tyre para duelit me Liverpool, që do të zhvillohet më 28 maj në Paris.