Huazimi te Spezia ka përfunduar për Rey Manaj, i cili tashmë do të kthehet në rradhët e Barcelonës, skuadër që zotëron kartonin e tij. Sulmuesi shqiptar spikati në sezonin e fundit me klubin italian dhe dëshira e përbashkët ishte për një zgjatje bashkëpunimit mes palëve.

Megjithatë, paratë luajnë një rol të madh në këtë mes, teksa paga dhe kartoni i Manajt janë një shifër e lartë për drejtuesit e Spezias. Në garë për shërbimet e 25-vjeçarit ka hyrë së fundmi edhe Elche. Mediat spanjolle raportojnë se klubi i La Ligas ka kërkuar informacion mbi Rey Manajn, kartoni i të cilit shkon në vlerën e 1.5 deri në 2 milionë eurove.

Rey Manaj mbylli një sezon pozitiv me Spezian, 5 gola të shënuar dhe shumë personalitet në fushë. Manaj fitoi simpatinë e stafit drejtues, simpatinë e tifozëve, por duket shumë e vështirë që Spezia të përballojë kostot e sulmuesit kuqezi.

Në sezonin e ri, sipas kontratës që ka me Barcelonën, Manaj përfiton 800 mijë euro cash në muaj, ku përfshihen edhe taksa të ndryshme, Manaj do t’i kushtonte Spezias afro 1,5 milionë euro në vit, një shifër e lartë dhe e pa përballueshme për një klub të vogël.

Për këtë arsye, drejtuesit e Spezias janë dorëzuar, teksa kanë hequr dorë nga ideja për të blerë kartonin e Manaj. Interes për sulmuesin nga Lushnja ka edhe nga skuadra të La Ligës 2. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, Manaj do stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës.
Maringlen ZHIVANI