Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci do e mirëpriste një ofertë nga Vllaznia. Në një prononcim për “Shkodra Sport”, ai pranon se nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit kuqeblu, por thotë se do e mirëpriste një gjë të tillë.

“Jam futbollist i lirë për momentin. Kam dëshirë të luaj jashtë. Nuk kam pasur ndonjë herë kontakt me drejtuesit, sidomos kohët e fundit.

Megjithatë, e mirëpres një gjë të tillë. Jam i hapur të flasim. Shpresoj shumë që një ditë ta vesh fanellën e Vllaznisë”,-mbylli prononcimin e tij, shkodrani Ndue Mujeci.

Sulmuesi ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare, teksa është aktivizuar në disa shtete, si Letoni me Ventspils apo edhe Bullgari, Qipro, Maqedoni dhe së fundmi në Malin e Zi me Jezero, ku në dy sezone shënoi 10 gola në 44 ndeshje të luajtura.
Maringlen ZHIVANI