Ka mberritur pasditen e sotme ne Shkoder sulmuesi i shumepritur te Vllaznia, Haris Dilaver. Boshnjaku 30 vjeçar do te zhvilloje bisedimet e fundit me drejtuesit kuqeblu dhe neser pritet te firmose kontraten me ta.

Ne sezonin e kaluar ai ka qene pjese e ekipit Nazaf Qarshi ne Uzbekistan ndersa tashme mund t’i bashkohet ekipit te Superliges shqiptare, Vllaznise.

Kjo e fundit prej disa kohesh eshte vene ne kerkim te nje sulmuesi ngaqe ka shfaqur probleme ne gjetjen e golit dhe me marrjen e Dilaver pritet ta zgjidhe edhe kete çeshtje.

Sebashku me Dungen por edhe me lojtaret e tjere te repartit ofensiv, Vllaznia do te kete pretendime serioze ne sezonin e ri dhe Dilaver bashke me te tjeret duhet te bejne me te miren per kete gje.