Ashtu siç ishte premtuar, pasditen e sotme ka mberritur ne Shkoder trajneri i ri i Vllaznise ne basketboll per meshkuj, amerikani Mathew Jones. Por ai nuk ka ardhur vetem.

Bashke me te ka mberritur edhe i pari basketbollist qe do t’i bashkohet kuqebluve ne sezonin e ri. Behet fjale per 30 vjeçarin amerikan Quin Cooper.

Ky i fundit ne sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit gjerman Bramsche. Ai eshte i gjate 1/97 m dhe pritet te jete nje perforcim i rendesishem i Vllaznise.

Nderkohe neser e pasneser pritet qe te mberrijne ne Shkoder edhe kater basketbolliste te tjere amerikane. Vllaznia e sezonit te ri qe pritet te startoje ne fund te muajit shkurt, synon te jete pretendente per fitimin e titullit kampion.

Ajo do te jete e bazuar tek pervoja dhe eksperienca e basketbollit amerikan sepse perpos trajnerit, edhe baza e ekipit do te jete me lojtare nga ky vend.