Alexander Isaevski nuk shkëlqeu sezonin e fundit, pasi Dinamo dështoi duke rënë nga kategoria, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të jashtë fushe.

Mbrojtësi i majtë ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me bashkëshorten e tij duke shijuar dasmën që kanë festuar bashkë së fundmi.

Kujtojmë se 27- vjeçari ka mbetur pa ekip. Karriera e tij filloi në vendlindjen e tij, Maqedoninë e Veriut. Aty luajti për Makedonijan, Pobeda Prilep, teksa ka provuar të luajë dhe në Amerikë me Detroit City apo Bullgari te Dunav.

Para se të transferohej te Dinamo, Isaevski ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet akoma për t’u zbuluar në vazhdim./newsport/