Portieri 20-vjeçar shkodran, Lensi Çaku ka lënë AF Luftëtari dhe shumë shpejt do të jetë zyrtarisht pjesë e Vllaznia U-21. Prej disa ditësh, ai është rikthyer në Shkodër dhe burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se, së shpejti Çaku do të rikthehet tek skuadra shkodrane e 21-vjeçarëve.

Me aftësitë e tij, Çaku do të kërkojë të bindë trajnerin Plori dhe stafin e tij, në mënyrë që të jetë pjesë kryesore e skuadrës për sezonin e ri. Në këto rrethana, ai ka tërhequr edhe dokumentacionin e duhur nga klubi gjirokastrit dhe shumë shpejt mund të konsiderohet si pjesë e Vllaznia U-21.

Portieri shkodran, i datëlindjes 24 korrik 2002, ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia dhe jo vetëm, teksa një sezon më parë ka luajtur edhe me ekipin e U-21.

Megjithatë, Lensi Çaku do të nisë edhe njëherë tjetër aventurën me ekipin e Vllaznia U-21, ku do të mundohet të tregojë vlerat e tij më të mira.
Maringlen ZHIVANI