Spikati me Laçin në Superiore, ndonëse ka dal nga shkolla e Partizanit, si dhe në eksperiencën e parë në Ligën e Parë turke, Gentian Selmani bëri një paraqitje mjaft të mirë.

I mjaftuan dy sezone që të bëhet pjesë e një tjetër skuadre mjaft të njohur në Turqi, Boluspor, ndërsa “gardiani” që shihet edhe si e ardhmja e portës kuqezi, ka lënë Menemespor dhe tashmë kur është 23-vjeçar dhe në kulmin e karrierës ka ndryshuar klimë.

Portieri nga Fushë-kruja ka pëlqyer projektin që ka skuadra e Boluspor, teksa ka firmosur për dy sezone e gjysmë në ekipin e ri që synonë që të rikthehet në elitën e futbollit turk.

Ashtu si me Menemespor ku edhe spikati në eksperiencën e tij, të njëjtën gjë kërkon që të bëj edhe me skuadrën e Boluspor.