Këtë javë nuk do të luhet futboll, pasi u vendos ajo që klubet dhe përfaqësuesit e tyre diskutuan në Bjellorusi, pak ditë më parë, ku ishin 9 përfaqësues klubesh.

Ndërkohë që Liga zyrtarizoi dje bojkotin, në mbrëmje pati edhe një reagim nga Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, i cili shprehu pakënaqësi për mënyrën se si funksionon futbolli, ku lojtarët dhe klubet nuk paguajnë taksa, apo trajtohen edhe si skllevër e si punonjës të fasonerive…

Por, duket se nesër do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe “Vipsport” ka mësuar ekskluzivisht se do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet në lidhje me: diskutimin nëse do të vijojë futbolli pas reagimit të qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociata me qeverinë.

Por edhe në rend dite do të jenë përcaktimi i grupit negociator, apo dhe diskutimi për masat e mëtejshme që mund të merren e deri në përshkallëzimin e protestave të klubeve dhe Ligës.

Në thelb do të jenë edhe kërkesat që kanë klubet ndaj Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

“Vipsport” ka siguruar edhe me foto rendin e ditës dhe diskutimet në mbledhjen e nesërme si më poshtë…