Presidenti Agnelli duket se nuk e ka kapërdirë mirë humbjen kundër Beneventos. Sot në mëngjes ai ka thërritur Nedved, Paratici dhe Pirlo në Cortinassa për të diskutuar rreth humbjes së turpshme kundër Beneventos.
Duket se në takim ka marrë pjesë edhe pronari John Elkann në një videotelefonatë.
Nga burime prane klubit ama, duket se kjo gjë përgënjeshtrohet. Të gjithë janë vënë në diskutim, nga drejtuesit e deri tek lojtarët.
Duket se Pirlos nuk do ti mjaftojë as vendi i 4-ërt me fitoren e Coppa Italia pasi këtë vit ka munguar entuziazmi që pritej të shikohej me nisjen e këtij projekti të ri.
Pas kritikave të Lako Elkann, vjen ajo e Curva Sud: një komunikatë e thatë dhe e shkurtër, e cila nuk ka nevojë për shumë kornizë…
Humbja ndaj Beneventos në “Allianz Stadium” është padiskutim një turp i madh, duke shtuar këtu se skuadra e Inzaghit i mori edhe 1 pikë në ndeshjen e fazës së parë.
“Ju po poshtëroni një fanelë. Mjaft!”, shkruan faqja në Instagram e grupit të organizuar nga Juventusi, e cila shton me anë të dy historive:
“Çdo gjë ka një fillim, gjithçka ka një fund. Nga 6 maj 2012 në këtë 2021, pra për 9 vjet nga 10, ne fituam 9 Scudetti, 5 Super Kupa Italiane, 4 Kupa Italie (dhe një finale për të luajtur).
Çfarë fituan të tjerët? Postime, histori dhe ahengje sapo Juve të humbasë! Lojtarët kalojnë, ne jo. Gjithmonë me ty. Deri në fund”.
E Kuptuat se si i bëmë të tjerët? Ata tallin b*thën me ne tani… sepse nuk arrijmë tek e dhjeta. Po, e dhjeta, vetëm një pas nëntë titujsh. Nëntë vjet … dhe ata tallin b*thën..”./telesport/