Zakonisht ne nje dite te ngjeshur me ndeshje futbollit ne TV, ku SKY, DAZN, RAI,etj kane programuar ndeshjet e kampionateve apo kupave te elites se futbollit europian, jemi te fokusuar tek emrat legjende Real, Barcelona, Inter, Juventus, Bajern, Çelsi, dy Mancesteret e Anglise etj.
Por kete sezon futbollistik te ngjeshur ne kontinent, me ka ndodhur qe te thyej kete tradite dhe te vihem ne kerkim te ndeshjeve ku luajne skuadra jo pretendente per titull kampioni apo per te siguruar nje vend per Kupen e Kampioneve apo Europa Lihe.
Ndoshta dhe skuadra qe luajne e sakrifikojne per te shmangur zonen e ftohte. Dhe kete ma imponon jo thjeshte emri i klubit te futbollit, por ne rastin konkret emrat e futbollisteve shqiptare.
Jane jo nje por tre kater futbolliste qe po zene faqet e shtypit sportiv europian apo komentet e specialisteve te kanaleve televisive me presticioze ne kontinent.
E pra te flasim konkretisht. Te merkuren qe lame pas ishin ne ballafaqim Milan-Lacio, Manchester Siti- Brentford, por dueli Totenhem – Southampton per kampionatin anglez me mbertheu ne emocione jo vetem per rezultatin finale 2-3 per Sauthempton, por per protogonistin e ketij takimi – Armando BROJA.
E kam krijuar tashme bindjen se duhet ndjekur ky futbollist qe nga ndeshja ne ndeshje shpalos me nje ego e shpirt gare nje arsenal te vyer teknik. Shperthime, triblime, pasime te sakta dhe si gjithnje goditje klasike qe mposhtin portieret me te afirmuar te futbollit europian.
Ishte pikerisht goli i Brojes qe afroi barazimin dhe frymezoi e angazhoi shoket ne nje permbysje emocionuese nga 2- 1 ne 2-3 duke mpire trajnerin Conte. Dhe pas atij goli virtuoz, ne ate hapesire te ngjeshur me futbolliste, thyerja e kaviljes mjaftoi qe topi te gjente rrugen e rrjetes.
Jane dhe dy-tre goditje dritheruese per portierin veteran Loris. Dhe perballon nje ndeshje qe merr dhe nje goditje faulli nga kundershtarit qe vetem ne ate menyre mund ta mposhte sulmuesin shqiptar, ku u deshen tre minuta per t’i dhene ndihmen mjekesore e te vazhdoje te jete prane shokeve deri ne realizimin e fitores.
Por jo vetem Broja me ka detyrue te shmange duele europiane te njohura per tu stacionuar tek Empoli, pàsi mesfushori Nedim Bajrami po tregon nje klase loje te admirueshme duke kercenuar portat kundershtare me gola klasik.
Pse jo edhe tek Spezia e Seria A ku eshte vene ne garen e gol shenuesit edhe Rey Manaj, fale edhe penalltive qe fiton apo dhe ne stilin e tij te fund rrjetat e skuadrave me ne se te Italise.
Dhe nje tjeter destinazione ne drejtim te Spanjes ku Uzuni pa u njohur mire me shoket dhe trajnerin e Granades i paralajmeron se me modesti kam ambicje per te fituar dhe per te demostruar aftesite e golashenuesit.
Dhe per kuriozitet dje ne botimin e revistes legjende 110 vjeçare GUERIN SPORTIV nr 3 i ketij viti, ka botuar perberjet e 20 skuadrave te Seria A pas merkatos se dimrit, ku jane federuar 12 futbolliste shqiptare te kombetares tone e te Kosoves, shifer kjo shume ambicioze per t’i hapur kombetareve shqiptare konkurime denjesore ne Europe.
E pra nga Atalanta e deri tek Venezia do te ndeshesh me emrat Gjimshiti, Ujkani, Bajrami, Ismaili, Asllani, Strakosha, Hysaj, Rrahmani, Kumbulla, Manaj, Vojvoda, disa prej te cileve kane bere edhe karriere te sukseseshme.
Por do jete per te gjithe sportdashesit shqiptar kudo qe ndodhen qe do te kene fatin qe nepermjet ketyre emrave te shohin edhe ballafaqimet me yjet e futbollit boteror si Ronaldo, Mesi, Benzema, Xheko, Ibrahimovic, Giroud,
Martinez, Sances,Vlahovic etj, etj.
Me duket se tranieri i Kombtares Shqiptare nuk do ta kete te nderlikuar ndertimin e nje formacioni konkurrues ne perballjet europiane e boterore, me keto emra dhe te tjere qe luajne ne Shqiperi. Jane sot talente, por neser dhe legjenda.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE