Kete shkrim ta dedikoj TY -Paulin Ndoja ne shenje respekti e mirenjohje por edhe si nje detyrim moral, njerezor e profesional ne raport me ate kalvar vuajtjesh e persekutimesh qe hoqet pa drejtesisht ti e familja jote ne ato vite te atij rregjimi sadisto-komunist.

Paulin Ndoja – Nipi i Reaksionarit qe e perjashtuan nga sporti…

Gjej ndonje komunist ne fis nese do qe te vazhdosh te luash futboll, keshtu i thane atehere. Ndaje te fejuaren tende familja e se ciles eshte armike e Partise nese do te vazhdosh te merresh ende me sport, keshtu e kercenuan atehere.

Ne nuk mund te vazhdojme me te duartrokasim Nipin e reaksionarit qe ende luan per Vllaznine tuaj, ju pat thene drejtuesve te larte te pushtetit ne Shkoder per te Ministri i Brendeshem Kadri Hazbiu. E degdisin ushtar ne Berat e ne Skrapar, per 20 muaj.

Nuk e lene te luaje asnje ndeshje nderkombetare pervecse nje here te vetme ne nje miqesore me kinezet ne Tirane.
Kurre nuk e lejuan te dilte jashte shtetit, apo te vishte fanellen e Kombetares se Shqiperise edhe pse e grumbulluan disa here.

Edhe vellane 10 vjecar te tij Francin e ndalojne te merret me sport se ishte gjithashtu nip reaksionari. Xhaxhane ja denojne me 25 vjet burg, ndersa te atin ja dergojne te thyente gure ne guroren e Taraboshit.

Ne kulmin e karieres se tij, kur kish fituar 3 Trofe me Vllaznine e kur ishte vetem 28 vjec e perjashtojne pergjithmone nga te marrurit me cdo lloj sporti.

Faji i tij i vetem ishte pse Halla e tij ishte martuar me armikun e terbuar te komunisteve, reaksionarin Kol Bibe Miraka ndaj per 45 vjet resht te mirin e te mrekullueshmin portier e njeriun dinjitoz Paulin Ndoja s’rreshten se etiketuari Nipi i Reaksionarit.

Dhe kulmi mberriti kur njeri prej “miqve” te tij shok e lojtar skuadre tek Vllaznia pat shkuar ne Komitetin e Partise se Shkodres e i pat thene Sekretarit te pare te asaj kohe Sul Bushatit (ne mos gabohem) degjo, jam i gatshem une qe sot te luaj si portier i Vllaznise vetem ate reaksionarin, Paulin Ndojen nuk dua ta shoh me aty ku eshte.
O zot deri ku kish shkuar e keqja dhe poshtersia!

Po cili ishte Paulin Ndoja, cila eshte kariera e tij sportive, cili eshte kalvari i tij i vuajtjeve dhe i persekutimit personal e familjar dhe perse?

Absolutisht nje nga talentet me te medha te historise se futbollit shkodran e atij shqiptar bashke…absolutisht nje nder portieret me te mire shqiptare te te te gjitha koherave…absolutisht nje nder futbollistet shqiptare me te persekutuar gjate atij rregjimi injorantesh e sadistesh te pa shpirt…absolutisht nje nder njerezit me dinjitoze te asaj kohe qe une kam njohur.

I lindur ne Shkoder ne 1945, qysh femije dashurohet pas futbollit e bie ne sy per talentin e tij ne rolin e portierit…ndaj dhe pa i mbushur mire ende 20 vjeç, ne 1965 trajneri Skender Jareci qe aso kohe drejtonte Vllaznine e therret ne ekipin e pare se bashku me Sabah Bizin, Z.Bashen e H.Puken.

E po kete vit pret 3 penallti ne gjysemfinalen e kupes se Shqiperise kunder Luftetarit dhe e çon Vllaznine ne finale ku me pas shkodranet mundin korcaret e Skenderbeut e pas 19 vjetesh ne Shkoder mberrin serish nje trofe tjeter prej futbollit shqiptar.

Ne mbyllje te ketij edicioni Vllaznia pergatitet per nje ndeshje miqesore ne Shkup, por emri i tij mungon ne liste [???] e zhgenjimi eshte i madh e qe ketu Paulini fillon te kuptoje se kalvari i persekucionit ndaj tij e familjes se tij do ta ndjeke pas egersisht hap pas hapi.

Ne 1966 e therrasin ushtar se bashku me S.Danin e E.Rakiqin e ndersa Selamiu mbeti tek Partizani ne Tirane dhe Rakiqi u rikthye ne Shkoder Paulinin e degdisin ne Gjerovem te Beratit e prej kendej ne Qafen e Gjarperit ne Skrapar ku ketu gjen edhe Gezim Kasmin e Tiranes e Bashkim Rudin e Elbasanit futbolliste te shkelqyer e te talentuar edhe keta por me ”cen ne biografi”.

Tashme per te ka mberritur nga ”lart” urdheri s’do te luaje me futboll dhe ”persene” e di vetem Partia. Nje akt kurajoz i se Emes se tij Sllavka e cila i dergon nje leter Ramiz Alise aso kohe Deputet i Shkodres e ku ky i fundit pranon edhe ta prese, ta takoje e ta degjoje anullon urdherin e pare dhe Paulini qe qendron ushtar per 20 muaj ne Corovode rinis te luaje serisht futboll por vetem me 5 shtatorin e Skraparit sepse me Partizanin Dinamon e Vllaznine nuk mund te luaje dot “per disa aresye” qe i di Partia i pat thene R.Alia se Emes se Paulinit???

Rikthehet ne Shkoder e pas shume perpjekjesh i bashkohet serisht Vllaznise e ne 1968 kur ekipi shkodran do te luaje ne Kupen Ballkanike. Trajneri Xh.Juka e lojtaret P.Ndoja, H.Leka e A.Capaliku per pune biografie nuk lejohen te dalin jashte shtetit [???]

Ne 1971 do te fejohet me nje vajze me banim ne Tirane nga familja Diamanti por edhe per kete akt privat te jetes se tij ju hodhen ne gryke e i vune disa kushte poshteruese.

Lere ate vajze ndaje nese do te vazhdosh te luash ende futboll i thane gjej nje komunist ne fis, se keshtu me ty e biografne tende nuk mund te vazhdojme dot me- i thane ne klubin Vllaznia por edhe ne Komitetin e Partise duke i “spjeguar” se familja e vajzes ne fjale eshte akuzuar si pjesmarrese ne hedhjen e bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane vite me pare.

Sportin lere qe sot po te duash por ate vajze kurre – ishte pergjigja e priderve te tij ne shtepi! Ne 1969 e grumbullojne per ndeshjet mes ekipeve Shpresa te Shqiperise e Rumanise se bashku me Pernasken me shoke e perseri Paulini eshte fshire nga lista e lojtareve qe do te udhetojne jashte Shqiperise e njejta gje ndodh edhe pas dy vjetesh ne 1971 per ndeshjen ne Finlande.

Dhe portieri tashme i famshem shqiptar P.Ndoja i cili ne edicionin 1971 / 72 do te fitoje Titullin Kampion dhe Kupen e Shqiperise me Vllaznine e tij te zemres…i gezohet vetem nje ndeshjeje miqesore nderkombetare me Kombetaren e Kines ne Tirane qe mbyllet 2-1 ne favorin tone [???]

Ne 1973 Ministri i Brendeshem Kadri Hazbiu ndodhet per vizite ne Shkoder dhe porosit ne menyre te vecante drejtuesit e larte te Partise e te pushtetit ne reth se nuk mund te vazhdojme dot me te duartrokasim ende ate Nipin e Reaksionarit.

…Dhe te nesermen e njoftojne ne klubin Vllaznia se duhet te dorezonte teshat e se urdheri nga lart kishte ardhur qe ai edhe pse krejtesisht i pa fajshem vetem 28 vjeç fitues Trofesh, ne kulmin e formes sportive e nje nder portieret me te mire te Shqiperise perjashtohej pergjithmone jo vetem nga ffutbolli por edhe nga cdo lloj tjeter sporti [???]

Tronditja e zhgenjimi e shokojne Paulinin qe tashme e kupton qarte se rruget i ka te mbyllura njehere e mire e se keshtu kane vendosur ata “lart”.

Edhe vellezerit Fredi e Franci 10 vjecar qe gjithashtu ushtroheshin me futboll paten te njejtin fat perjashtim nga te marrurit me sport se ishin niper reaksionari e armiku te Partise.

Tenton te luaje ne Lezhe ku e mirepret trajneri Isuf Pelingu por edhe drejtuesit e rrethit…por serisht i sajojne lloj – lloj pengesash e i vene gure nen rrota per ti thene serisht JO.

E dergojne te punoje tek Fabrika e Kepuceve ne sektorin e rregjes se lekureve e aty te gjithe drejtori e punonjesit e duan por edhe e respektojne fort aq sa me humor drejtuesi i fabrikes i thoshte: O Paulin me mirre mos hajde fare ne pune e po ta coj rrogen ke shpia se duke qene ti ketu mi le puntoret pa pune se te tane kane qejf me kene reth teje e me fol tane diten vec per futbollin.

Ne 1985 pas shume peripecish te njohura Astrit Hafizi aso kohe trajner i Vllaznise e afron ne ekip si trajner te portiereve e kulmi eshte se as pas 2 vjetesh ne 1987 nuk e lejojne te jete ne perberje te ekipit qe udheton per ne Finlande ne nje ndeshje te kupave te europes ku mesa duket atyre “atje lart” ende nuk u kish dale inati -biografik me Paulinin.

Nga duart i tij dalin radhazi portjertet e njohur A.Maliqati, Dani, Hoxha, Grima, Shehi, Gjeloshi etj. Paulin Ndoja fitoi gjate karieres se tij vetem 8 vjecare 1965- 73, 1 Titull kampion me Vllaznine ne 1971/72 dhe 2 Kupa te Shqiperise ne 1965 dhe ne 71/72 ku mbahet mend per pritjen e penalltive te N.Merhorit ne finalen e Shkodres.

Ndersa si trajner ne perberje te stafit te Vllaznise ka fituar 3 tituj kampione ne 1992, 98 dhe 2001, si dhe 1 kupe te Shqiperise ne 1987.

Jo vetem ne Shkoder por ne krejt historine e futbollit shqiptar katershja e famshme e viteve 60-70 Ndoja – Rragami – Bizi – Zhega veshtire se i vjen me Shkodres e zor e i rikthehet dot serisht futbollit shqiptar, thjesht se ishin e mbeten te pa perseritshem.

Vleresimet, titujt, medaljet e dekoratat, respekti e mirenjohja per te fatmiresisht e me mire vone se kurre do te vinin vetem pas viteve 90 dhe te tana çka i jane dhane Paulini i meriton si askush tjeter madje meriton ne emer te vuajtjeve e sakrificave te tija e te familjes se tij ne emer te kalvarit te stergjate te nje persekucioni absurd edhe shume me teper se sa e kane nderuar e respektuar deri me sot.

Disa vite me pare Paulin Ndoja me erdhi ketu ne Sterling Height te shtetit te Michiganit ku se bashku me te mirenjohurit Esat Rakiqi e Ismet Hoxha kishin sjelle Vllaznine e tyre per nje ndeshje miqesore me skuadren e shqiptaro-amerikaneve te ketushem Eagles.

Vajta dhe e takova ate mikun tim te mire e te hershem por edhe Esatin e Ismetin dy figura shume te respektuara te futbollit shkodran nder vite, pame e ndoqem ndeshjen se bashku, folem e biseduam gjere e gjate, u çmallem e u perqafuam si dikur ne Atdheun tone e vecmas ne Shkodren e tij te zemres, ku une shkoja shpesh e ku shkodranet me donin por edhe i doja fort e i vleresoja per shume çka vecmas te tjereve.

Me dhuroi madje edhe nje Shall te Vllaznise te cilin ende e ruaj si nje kujtim te bukur te asaj dite e te atij takimi me Paulin Ndojen.

Sot teksa po shkon tek te 77 -tat e me goxha histori mbi supe, por kurdohere i nderuar e i respektuar prej gjithkujt. i uroj Paulinit nga larg tana t’mirat e qofsh mire ti e familja jote miku im i shtrenjte i mire e i fort kah-hershem.
Mirenjohje perjetesisht per zotnillikun tend!