I mësuar me tituj të fituar, për kreun e korçarëve edhe festat janë shndërruar në eksperiencë. Megjithatë, Ardian Takaj e pranon se këtë herë, entuziazmi është prishur për vetë ngjarjet me UEFA-n dhe çështjet gjyqësore që janë në vazhdimë- si.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, pas shpalljes matematikisht kampion, numri një i bardhekuqve tregon emocionet e sezonit, titullin në krahasim me të tjerët para tij, lojtarin që e ka surprizuar dhe momentin që i ka mbetur peng nga ky vit. Për Takajn, trajneri është i sigurt, për sa kohë ka sukses dhe Ilir Daja do të jetë në krye të korçarëve edhe për sezonin tjetër.

Një titull kampion 3 javë përpara fundit. Si ishte për Skënderbeun?

Ky titull ishte vazhdim dhe kurorëzim i punës së gjithë vitit të futbollit për Skënderbeun, sepse gjithë ato arritje të mëdha do të kurorëzoheshin me titullin kampion. Ishte një fitore e madhe. Megjithëse kishim kohë që ishim afër titullit dhe e konsideronim pronë tonën, matematika të bën të festosh më shumë.

A ishte ky titull më i lehti për ju, duke qenë se skuadra u ndërtua për Europë dhe kishte një grup të fortë lojtarësh?

Normal. Ishte një titull që është vendosur më shpejt sesa titujt e tjerë, me gjithë hapat falsë në javët e fundit. Të gjithë ishin të bindur që ne do të ishim kampionët e Shqipërisë.

Si i keni parë rivalët këtë sezon në krahasim me vitet e tjera? Mendon se ishin të dorëzuar në këtë kampionat?

Ekipet kanë shfaqur problemet e veta dhe na e kanë bërë më të lehtë punën tonë për punën e titullit.

Mendon se ishin të dorëzuar në këtë kampionat?

Ekipet kanë shfaqur problemet e veta dhe na e kanë bërë më të lehtë punën tonë për punën e titullit.

Ju vjen keq që nuk po e festoni ashtu siç duhet prej gjyqit në KAS?

Po, normal. Këtë vit duhet të ishte festë më e madhe sesa çdo vit tjetër, sepse është një ecuri fantastike në eliminatoret e Europa Ligës, po ashtu edhe në kampionat dhe jemi finalistë të Kupës. Në momentet më të mira duhet ta mbajmë mendjen diku tjetër. Por, ai është titulli këtë vit, ndoshta më i madhi…