Armando Broja është në qendër të vëmendjes nga mediet angleze. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po merr minuta me Chelsea-in, megjithatë duket larg formës së sezonit të shkuar me ekipin e Southampton. Shtatlarti i fazës ofensive është komentuar nga Alan Hutton.
Mbrojtësi i Aston Villës ka sugjeruar për sulmuesin e Bluve të Londrës që të shohë mundësinë e huazimit në muajin janar. Sipas tij qëndrimi në stol është në dëm të Brojës. Kësisoj, Newcastle apo Everton mund të jenë destinacioni i duhur për shqiptarin. Për “Football Insider”, Hutton ka thënë:
“Nuk e kuptoj pse Armando Broja nuk mund të largohet nga Chelsea. Ai dëshiron të luajë futboll. Bëri shumë mirë te Southampton. U rikthye te Chelsea dhe po merr minuta në ndeshje. Trajneri Graham Potter po e fut atë nga stoli në disa ndeshje.
Megjithatë, nëse nuk do të marrë minutat që dëshiron, duhet të kërkojë diku tjetër. Unë mendoj se Neëcastle është një ekip që i shkon për shtat në këtë periudhë.
Sa i përket Chelsea-it, nëse të gjithë janë në formë, ai nuk do të ketë hapësira për të luajtur. Këtu do të ketë një vendim të vështirë për të. Ai duhet të shkojë diku që të luajë dhe jo vetëm që të qëndrojë në stol”, ka thënë mbrojtësi i Aston Villës.