Mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali në festën e 30 vjetorit të tij ka blerë dy ambulanca dhe mijëra maska për vendin ku është rritur në Senegal.

Pajisjet mjekësore janë nisur me anije nga porti i Napolit drejt shtetit afrikan teksa Kulibali ka paguar gjithashtu dhe shpenzimet e rrugës.

Qendërmbrojtësi aktualisht është me pushime në vendin e tij dhe poston herë pas here foto të shumta në rrugët e qytetit duke takuar fëmijë të varfër, luan futboll me ta dhe aktivizohet në shoqatat e bamirësisë në vend.

Kulibali shquhet për zemërgjerësinë e tij pasi rregullisht ju jep para në rrugë njerëzve në nevojë.