Vllaznia ka vijuar diten e sotme me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e premte ne oren 13.00 ne stadiumin e Kamzes ndaj ekipit te Kastriotit. Te dy ekipet vijne pas humbjeve te pesuara ne ndeshjet e fundit dhe si rrjedhoje do te kerkojne kthesen.

Per me teper qe krutanet nga sot kane ne krye te tyre nje trajner te ri- Ardian Memen dhe padyshim qe do te kerkojne me ngulm fitoren, duke shfrytezuar edhe faktorin fushe.

Megjithate te njejten gje me siguri do te kerkoje edhe Vllaznia. Skuadra duket e motivuar per te ndryshuar sepse eshte ndertuar per te qene pretendente dhe jo per t’u pozicionuar e pesta siç eshte zakonisht.

Por nderkohe ne stervitjen e sotme trajneri Josa ka marre nje lajm te mire. Mbrojtesi kroat Marko Juriç ka nisur stervitjen me grupin, por kjo nuk do te thote se ai mundet te jete ne fushe pas dy ditesh. Me shume mundesi as ne sfiden tjeter ndaj Teutes.

Demtimi i tij dhe i Bulatoviç njekohesisht erdhi jo ne momentin e duhur dhe Vllaznia po e vuan kete gje teksa stafi eshte detyruar te kaloje kapitenin Gurishta ne qender te mbrojtjes dhe eshte zevendesuar nga Kruja ne krahun e djathte./SHKODRA-SPORT.COM/