Te merzitur dhe te zhgenjyer ne maksimum per performancen dhe mbi te gjitha per humbjen e Vllaznise ndaj Egnatias, por grupimit “Vllaznit Ultras” nuk ka nder mend te heqe dore nga mbeshtetja e skuadres se tij te zemres.

Per kete arsye, ata do te vazhdojne ta mbeshtesin skuadren edhe ne sfiden e rradhes, ate qe do te luhet diten e premte ndaj Kastriotit ne stadiumin e Kamzes duke filluar nga ora 13.00.

Permes nje njoftimi te shperdare ne faqen e tyre, “ultrasit” kuqeblu kane bere te ditur se nisja drejt Kamzes do te behet prane Teatrit Migjeni ne ora 10.30. Po ashtu eshte njoftuar se kodi i veshjes se pjestareve te ketij grupimi duhet te jete gjithnje i njejti.

Mbeshtetja qe ata mund t’i japin skuadres ne kete sfide shume delikate ne fakt eshte shume i rendesishem dhe pikerisht per kete gje duhet vleresuar ne maksimum gjesti i tyre per te vazhduar mbeshtetjen e Vllaznise, pavaresisht se kjo e fundit i ka zhgenjyer jo pak kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/