Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbrojtësi me origjinë nga Malësia e Madhe gati të lërë Atalantën dhe...

Mbrojtësi me origjinë nga Malësia e Madhe gati të lërë Atalantën dhe të kalojë në Superligën zviceriane

Lojtari me origjinë nga Malësia e Madhe- Gabriel Ramaj me shumë mundësi do të largohet nga Atalanta U20. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U21, është gati për një aventurë të re në Supeligën e Zvicrës tek skuadra ee St. Gallen.

19-vjeçari shtatëlartë shihet nga ekipi zviceran si i duhuri për qendrën e mbrojtjes, edhe pse asgjë nuk është kryer ende. Klubet janë në bisedime për ktë transferim të mundshëm.

Kujtojmë se Ramaj e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Parmës, për të kaluar më pas te bergamaskët. Vlera e tij është 250 mijë euro, ndërsa ka edhe 8 ndeshje me Shqipërinë U21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments