Prej dy javesh ndodhet ne stervitje me Vllaznine, por drejtuesit e saj ende nuk kane dhene nje pergjigje perfundimtare per mbrojtesin senegal Fallou Diagne.

31 vjeçari qe gjate karrieres se tij ka luajtur edhe me emra te tille si Verder Bremen, Freiburg, Metz etj, ka kerkuar qe te bashkohet me kuqeblute ne sezonin e ri por nderkohe ende nuk ka nje vendim perfundimtar.

CV-ja e tij eshte “e frikshme” por fakti qe prej disa muajsh ai nuk ka luajtur me asnje ekip, ka bere qe drejtuesit kuqeblu te jene te matur ne vendimin qe do te marrin.

Diagne ka qene edhe sot pasdite i pranishem ne seancen e rradhes stervitore te Vllaznise dhe me shume mundesi pret mbylljen e aventures europiane te kesaj skuadre, per te marre edhe nje pergjigje perfundimtare per te ardhmen e tij.

Kuqeblute ne fakt kane nevoie per nje qendermbrojtes ngaqe me shume mundesi Imami do te largohet pas pak ditesh dhe padyshim qe dikush duhet ta zevendesoje. A do te jete Fallou Diagne apo jo, kjo mbetet per t’u pare./SHKODRA-SPORT.COM/