Tuesday, March 31, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbrojtësi shkodran Alessio Gjergji shkëlqen ndaj Milanit, por 'harrohet' nga kombëtarja

Mbrojtësi shkodran Alessio Gjergji shkëlqen ndaj Milanit, por ‘harrohet’ nga kombëtarja

Shkruar nga Gjergj KOLA

Mbrojtësi shkodran Alessio Gjergji shkëlqen edhe njëherë tjetër në futbollin italian të moshave. Edhe në ndeshjen e rradhës të kampionatit të Seria A për grupmoshën U16, futbollisti i datëlindjes 2010 ka bërë një prezantim fantastik me ekipin e tij Udinese duke ndihmuar në fitoren 2-1 ndaj Milanit.

Golat për Udinesen u shënuan nga Nicolò Segatto e Nicholas Blaj, ndërkohë që për Milan barazoi vetëm për një moment Emanuele Carbone. Kjo skuadër u hodh e gjitha në sulm për të barazuar shifrat për herë të dytë dhe nëse nuk ia doli, një pengesë e madhe për këtë ishte dyshja e qendrës së mbrojtjes së Udineses e përbërë nga Lampitelli dhe Gjergji.

Ja se çfarë shkruajnë mediat italiane përr këtë dyshe:

“Përpara portës së bardhezinjve, qëndronin dy mure të vërteta: Antonio Lampitelli (i lindur në 2010) dhe Alessio Gjergji (i lindur në 2010). Gjithmonë vigjilentë, të fortë në ndërhyrje dhe të sigurt në çdo ndërhyrje, ata udhëhoqën mbrojtjen me personalitet, duke ofruar një performancë që rrezatonte pjekuri dhe karakter. Ndoshta një nga më të mirat e sezonit, jo vetëm për ta, por për të gjithë mbrojtjen. Një dyshe që rrezaton besim, që nuk dorëzohet kurrë dhe që, ndeshje pas ndeshjeje, dëshmon veten ndër më të fortat në ligë. Urime, djema”.

E nëse për Alessio Gjergjin shkruajnë mediat italiane për paraqitjen e tij të shkëlqyer, ndërkohë ditën e djeshme emri i këtij futbollisti mungonte në listën e publikuar të kombëtares shqiptare të grupmoshës U16 për ndeshjet e rradhës!?

Diçka vërtetë e çuditshme sepse janë ftuar lojtarë që nuk po luajnë asnjë minutë në kampionate të tilla dhe nuk i dërgohet një ftesë këtij futbollisti që po spikat në rradhët e ekipit të Udineses. Ashtu si dhe portierit Bastian Brungaj që luan me Carrarese i cili pak ditë më parë mori vëmendjen e shtypit italian si i pari portier i grupmoshës 2010 që debutonte me ekipin U20. Edhe për të nuk kishte ftesë në kombëtaren U16 ndonëse më përpara kishte qenë pjesë e kombëtares U15 të Shqipërisë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments