Duke luajtur me Akademine Vllaznia te gjithe futbollistet kane endrra te medha. Kuptohet qe secili sheh perpara dhe deshiron t’i beje realitet te gjitha ato qe ka menduar prej kohesh.

Njeri prej tyre eshte Omer Repaj, pjestari i ekipit Vllaznia U17 i cili eshte jashtezakonisht i lumtur qe eshte pjese e tij dhe shpreson qe te beje me te miren per ngjyrat kuqeblu.

Gazetarja Fabiola Caka i ka marre nje interviste te shkurter per “Shkodra Sport” ketij futbollisti 16 vjeçar, per te cilin eshte krenari te jete pjese e ketij klubit dhe te veshe fanellen e tij. Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:


– Omer, jeni pjese e Akademise Vllaznia prej 6 vitesh ndersa sivjet luani si titullar për Vllaznia U-17. Si ndiheni të jeni pjesë e këtij ekipi?

Të luash për ekipin e Vllaznisë është kënaqësi dhe përgjegjësi njëkohësisht. Ndihem krenar që jam pjesë e këtij klubi pasi jo çdokush mund të mbajë veshur fanellën kuq e blu.


– Cili është momenti kyç që do të veçonit nga karriera juaj deri më tani?

Ka pasur disa momente kyçe ne karrierën time deri më tani por dua të veçoj marrjen e titullit kampion me moshat U-15 dhe jo vetëm.

Një moment tjetër i veçantë për mua ka qenë vitin e kaluar ku ekipi ynë arriti në finalen e Kampionatit Kombëtarë U-17.Pavarësisht se nuk i’a dolëm të merrnim titullin kampion ajo ndeshje do të ngelet gjatë në memorien time.

– Momentalisht Vllaznia U-17 mban vendin e 7-te në renditje. Çfarë i mungon kësaj skuadre të jetë në zonën e nxehtë?

-Objektivi ynë është pjesëmarrja në play-off dhe pse jo arritja e titullit kampion. Duke shikuar punën e palodhur të bërë nga stafi dhe lojtarët mendoj se është çështje kohe për Vllazninë të arrijë të jetë aty ku e ka vendin,duke udhëhequr Kampionatin.

– Cila është ëndërra juaj më e madhe apo synimi që keni për të ardhmen?

-Synimet e mia për të ardhmen janë të arrij të luaj me klubet më të mira të Europës dhe gjithashtu të jem pjesë e ekipit kombëtar. Shpresoj që në një të ardhme të afërt dhe me shumë punë t’ia arrij.
Intervistoi: Fabiola CAKA