Eshte mbyllur me avantazhin 2-0 te Vllaznise pjesa e pare e ndeshjes ndaj Teutes, e cila po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, fale dy golave te shenuar nga Hakaj dhe Kaina.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Vllaznisë.

45’ Jepet një minutë shtesë.

45’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Alivodës.

43’ Hakaj harkon nga e majta, Hoxhaj shkakton faull në tentativën për të shënuar përballë Qirkos duke u përplasur me portierin.

37’ GOOOL VLLAZNIA! Kaina shënon me penallti. 

36’ Penallti për skuadrën shkodrane. Mala futet në zonë nga e majta dhe Jazxhi ndërhyn nga mbrapa duke rrëzuar mesfushorin. Jorgji nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

34’ Mundësi e artë për Teutën që të barazojë shifrat! Marku harkon nga e djathta, L. Vila ul për Hebajn dhe ky i fundit gjuan me forcë, por kalon sferën shumë lart mbi traversë.

25’ Teuta përpiqet të reagojë duke sulmuar me më shumë forca por tashmë lejon hapësira të rrezikshme në prapavijë me shkodranët e orientuar që të kërkojnë vertikalizime të shpejta në lojën nga krahët.

20’ GOOOL VLLAZNIA! Hakaj çon topin në rrjetë pasi Qirko grushtoi një gjuajtje të parë të Hoxchajt.

19’ Hoxhaj shënon pas një aksioni të Kainës në të djathtë, por Jorgji kishte vërshëllyer për një faull të brazilianit ndaj Gjinollarit, mes protestave të shkodranëve.

18’ Tentativë e shkodranëve pas një harkimi nga e majta, Mala provon me një roveshatë por shënjestra është shumë e gabuar.

17’ Shfaqet më kërkuese në këto minuta Teuta e cila i afrohet zonës së shkodranëve por pa ia dalë të gjuajë më drejt katërkëndorit të Zogoviç.

13’ Goditje dënimi e Jonuzit nga e majta, topi devijohet nga Jazxhi mbi traversë.

10’ Edhe Gjinollari ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Smajlit.

8’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj L. Vilës.

5’ Goditje këndi e Teutës, topi shkon te Hebaj i cili gjuan me kokë por Zogoviç grushton përsëri.

5’ Beqja krijon hapësirë në krahun e djathtë dhe nga jashtë zonës gjuan drejt portës, duke gjetur përgjigjen e Zogoviç.

3’ Goditje dënimi e Jonuzit nga e djathta, topi kalon pasqyrën e portës por askush nuk e devijon.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi” me 7 minuta vionesë pasi mungonte ambulanca në stadium.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Alivoda, Hoxhaj, Mala, Kaina.
Trajner: Mirel Josa

TEUTA: Qirko, Kotobelli, Jazxhi, Kuros, Karabeci, E. Vila, Beqja, Marku, Gjinollari, L. Vila, Hebaj.
Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgji