Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 në stadiumin e Kamzës përballë Kastriotit, në një sfidë spekatakolare në javën e 15-të. Pas ndeshjes, ka folur trajneri i rrogozhinasve Shpëtim Duro.
“Shpresoj që të arrijmë objektiva të mëdha me Egnatian. Deri tani jemi në situatë të mirë. E kam marrë skuadrën në vend të parafundit dhe sot jemi mes tre skuadrave më të mira të Superiores.
Një opinion për ndeshjen e sotme? Më ka pëlqyer skuadra në 30 minutat e para ku ishim dominues. Shënuam kaluam në avantazh, pjesa e dytë pastaj me 10 veta.
Ne bëmë detyrën. Ishte lojë jo me ritëm. Në këto situata më gëzojnë tre pikët dhe më shqetësojnë 2 golat e pësuar”, ka thënë Duro.