Vllaznia rikthehet tek fitorja dhe e ka bere kete gje me nje rezultat bindes teksa ka mundur me rezultatin e thelle 4-0 Teuten ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Me nga dy gola te shenuar ne secilen pjese lojes, kuqeblute e kane dominuar ndeshjen ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje kane marre nje trepikesh me shume vlere, me te cilin rikthehen ne vendin e peste te renditjes ne perfundim te javes se 15-te te “Abissnet Superiore”.
Ne te paren ka qene Hakaj qe ka shenuar i pari duke zhbllokuar shifrat dhe me pare dhe me pas, Mala fiton nje 11-metersh qe kthehet ne gol nga sulmuesi brazilian Kaina Nunes. Ne kete menyre pjesa e dyte u mbyll ne shifrat 2-0 per Vllaznine.
Ne te dyten ka qene serish Mala qe ka fituar nje tjeter 11-metersh dhe kete here ai i eshte lene Ardit Hoxhajt per t’u gjuajtur. Edhe sulmuesi vlonjat eshte i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Ne fund do te kishte vend edhe per nje tjeter gol per ekipin shkodran.
Ndaj nje Teute qe mbeti me 10 futbolliste per shkak te daljes me karton te kuq te Kotebellit, Kaina do te shenonte pak para fundit edhe golin e katert, ate qe do te vuloste rezultatin perfundimtar te takimit, 4-0 per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/