Apolonia dhe Vllaznia do të ndeshen ditën e premte në orën 13:00 në finalen e Kupës së Shqipërisë për femra. Të dyja ekipet e synojnë trofeun, ndërsa vitet e fundit vihet re një rritje e fierakëve në futbollin e femrave.

Ky është edicioni i dhjetë i këtij kompeticioni, që vit pas viti po shënon rritje të ndjeshme, ashtu si i gjithë futbolli i femrave në Shqipëri. Apolonia e Fierit luan finalen e dytë në histori, ku përsëri gjen në finale Vllazninë, që e ka mundur 2 vite më parë.

Vllaznia e Shkodrës është ekipi më i suksesshëm në këtë kompeticion, duke arritur ta fitojë 5 herë radhazi trofeun.

Edicionin e parë të Kupës së Shqipërisë për femra e ka fituar Tirana. Juban Danja dy herë, Ada e Velipojës një herë dhe trofetë e tjera i ka fituar Vllaznia./vipsport/