Në duelin Vllaznia-Teuta, e përfunduar me shifrat 4-0 për vendësit kishte disa episode. Kjo ndeshje ishte përcaktuar që të gjykohej nga një treshe arbitrash nga Elbasani, me Enea Jorgjin si kryesor dhe asistentët Mahmuti dhe Muxhaqi.

Sa i përket rasteve, u akorduan dy penallti dhe një karton i kuq. Ndërkohë mund të thuhet se Jorgji ka gjykuar në një mënyrë perfekte, pasi nuk ka gabuar në asnjë moment.

36’ Penallti për Vllazninë ku Jazxhi ndërhyn ndaj Esat Malës. Jorgji nuk mendohet dy herë dhe akordon penallti. Vendim i drejtë.

71’ Sërish Mala dhe këtë herë ndërhyrja vjen nga Çyrbja. Jorgji e jep faull jashtë zone fillimisht, por më pas sinjalizohet se kontakti ka qenë brenda në zonë. Vendim i drejtë sërish.

76’ Episodi i tretë është kartoni i kuq për Blerim Kotobellin. Vendim i drejtë i gjyqtarit të FIFA-s, pasi mbrojtësi luan lojë të rrezikshme gjatë kërcimit në ajër dhe për këtë nuk proteston, por pranon kartonin e kuq.