Basania &AM nuk ka arritur dot te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat ate te luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ndaj ekipit KF Çerma e cila eshte mbyllur ne barazim me shifrat 2-2.
Ne fakt, ekipi shkodran mund te konsiderohet disi me fat sepse golin e barazimit e ka shenuar ne minutat shtese te ndeshjes dhe ka patur per autor futbollistin Alsed Abdija.
Megjithate duhet thene se edhe ne kete ndeshje, ekipi Basania &AM ka hasur serish ne probleme me arbitrimin i cili vazhdon te jete nje shqetesim shume i madh per te, pavaresisht denoncimeve qe drejtuesit e tij vazhdojne te bejne.
Kjo ka qene ndeshja e katert per Basania &AM ne debutimin e saj ne kampionatin e kategorise se trete dhe si rrjedhoje kane arritur te grumbullojne kater pike. Kuptohet qe jane me pak nga parashikimet por keshtu kane ardhur rrethanat.
Kujtojme qe ne ndeshjen e pare ajo fitoi 3-2 ndaj ekipit te Permetit. Ne te dyten u mund me rezultatin e thelle 6-0 nga Adriatik, ndersa ne te tretin humbi 2-0 ndaj Skaparit./SHKODRA-SPORT.COM/