Trajneri Mirel Josa paralajmëron largime nga Vllaznia. Tiranasi në deklaratën pas fitores me “poker” ndaj Teutës, tha se fillimisht duhet punuar me largimet, për të menduar mbi afrimet.

“Vllaznia duhet të punojë një herë në dalje, pastaj të punojë në hyrje se çfarë futbollistësh do të na vijnë. Kështu që do t’i shohim të gjitha me radhë.

Problemet do të diskutohen me klubin. Kemi bërë disa takime, por diskutimet kanë qenë shumë përciptazi. Kështu që, duhet të vendosim pikat mbi ‘i’ të gjithë se ku jemi dhe se çfarë kërkojmë”, tha Josa.

Per momentin i vetmi emer qe perflitet i sigurte per t’u larguar eshte ai i Kristijan Vulajt, por edhe ky ende nuk ka asgje te perfunduar sepse varet edhe nga deshira e lojtarit nese don te nderprese kontraten apo jo.

Por perpos tij mund te jete edhe ndonje tjeter qe nuk ka bindur dhe aq sa duhet stafin teknik por per momentin ende nuk ka asgje konkrete dhe fundi i ketij muaji do te zbuloje me teper.