Shqiperia ja del edhe ne Moldavi, 1-1 dhe zyrtarisht ne finalet e Euro 2024 ne Gjermani. Ne 7 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime e vetem 1 humbje, me golaverazh pozitiv 12-4. Kemi 14 pike (dhe 1 ndeshje per te luajtur me Ishujt Faroe ne Tirane te Henen e 20 nentorit 2023) dhe jemi NE ende te paret e grupit E.

Ndonese jo ne diten e jo ne ndeshjen e saj me te mire te ketij edicioni eliminator europian, Shqiperia serish del e pamundur nga fusha e lojes.

Dhe 9 muaj pa humbje (qe ne 23 mars 2023 ne Warshave 0-1 me Polonine) dhe 7 ndeshje pa na mundur kerkushi (perfshi edhe miqesoren me Bullgarine).

Dhe tash jemi zyrtarisht ne finalet e nje Europiani. I dyti sukses i madh kuq e zi brenda 8 vjetesh (2016 dhe 2024). Dhe mjafton ta mbyllim me fitore ndeshjen e fundit ne grup te henen e 20 nentorit 2023 ne Tirane me Ishujt Faroe ose edhe sikur te barazojme dhe do jemi te paret e grupit do te jemi NE!

Ne pjesen e pare kemi luajtur pergjithesisht mire sakte, te sigurte e me ngjyra profesionistesh duke ditur dy motivet e kunderta qe kish kjo ndeshje ku ne na mjaftonte edhe barazimi per te shkuar ne Berlin ndersa moldaveve u duhej vetem fitorja.

Ka mjaftuar nje penallti e shnderruar ne gol prej Cikalleshit ne te 25′ dhe Shqiperia e mbyll pjesen e pare ne avantazh 1-0. Ne pjesen e dyte kemi vuajtur jo pak presionin e presingun e moldaveve qe mesyjne dendur ne gjysem-fushen tone pasi s’kane ç’te humbasin me.

Ne te 73′ Seferi prane golit te dyte dhe mund ta kishte mbyllur ndeshjen 2-0 per kuq e zinjte ne te 86′ Berisha na shpeton nga nje gol i sigurte dhe 1 minute me pas barazojne vendasit teksa Baboglo dergon ne rrjete nje top te mbetur brenda zones sone. Dhe 1-1 deri ne fund te ndeshjes nje rrezultat i drejte gjykuar me menyren se si u luajt krejt ndeshja.

Kujtese per trajnerin Sylvinjo…

Se pari shume urime, pergezime, te lumte e bravo te qofte sepse ti i pari meriton pergezimet e rastit per kete sukses te madh te Shqiperise por…

….Une personalisht si njeri i hershem i futbollit nuk arrita dot ta kuptoj dhe ende s’jam fort i qarte se pse Broja nuk ju bashkua dot kesaj Kombetareje per 2 ndeshjet e fundit te nentorit.

Si ka mundesi qe Muçolli ne nje forme te shkelqyer ne Suedi thirret ne kombetare dhe pastaj per te nuk ka vend as ne stolin e rezervave por dergohet ne Tribune [???]

Nuk e kuptova dot hezitimin tend per nderrimet e bera ne pjesen e dyte teksa kundershtari per minuta te tera po kerkonte golin e barazimit e ku Asani e Seferi jo ne diten e tyre me te mire duhej t’ja kishin lene vendin Mucit e Uzunit.

Sidoqofte ne kesi rastesh kur rrezultati vlen sa nje kualifikim madhor fituesi nuk gjykohet ndaj edhe nje here nga zemra ju uroj fort per suksesin e madh. Bravo dhe ju lumte te gjitheve, TY, stafit tend drejtues, futbollisteve, tifozeve tane te mrekullueshem etj. Na bete vertet shume krenare qe jemi shqiptare!